Tabaku: Shqipëria po jeton një rritje ekonomike artificiale! Shpopullim dhe rënie e konsumit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kritikuar ashpër qeverinë socialiste për gjendjen aktuale të ekonomisë në vend, duke e quajtur atë “të rreme dhe të paqëndrueshme”.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Tabaku shkruan se, Shqipëria po përjeton një rritje ekonomike artificiale, të mbështetur kryesisht në punësimin në sektorin shtetëror, ndërkohë që sektorë realë si bujqësia dhe industria po shënojnë rënie të vazhdueshme.

Sipas saj, konsumi i brendshëm ka rënë ndjeshëm dhe turizmi nuk mund të kompensojë as shpopullimin dhe as varfërimin në rritje të familjeve shqiptare. Ekonomia nuk mbahet me pushues sezonalë, por me një popullsi që punon, prodhon dhe konsumon.

Reagimi

Prodhimi i makinave në Mbretërinë e Bashkuar ra në nivelin më të ulët për maj që nga viti 1949, ndërsa tarifat amerikane goditën eksportet, tha një grup industrial.

Një ekonomi që nuk punon për qytetarin.

Shqipëria po jeton një rritje ekonomike artificiale, të mbështetur vetëm nga rritja e punësimit në shtet, ndërkohë që bujqësia, industria dhe sektorët e tjerë janë në rënie. Kjo është një ekonomi që fryhet nga lart por shkretohet nga brenda.

Konsumi ka rënë. Turistët nuk mund të kompensojnë largimin e qytetarëve tanë dhe varfërimin e familjeve shqiptare. Ekonomia nuk mbahet me pushues sezonalë, por me një popullsi që punon, prodhon dhe konsumon.

Qeveria socialiste ka ndërtuar një model të paqëndrueshëm dhe pandershëm:
– Rritje artificiale nga pagat në shtet
– Tkurrje e sektorëve realë
– Varësi nga turizmi
– Shpopullim dhe rënie e konsumit.

Prandaj ne propozojmë një model ndryshe: një ekonomi që mbështet prodhimin vendas, investon në bujqësi dhe industri, lehtëson barrën për sipërmarrjen dhe rikthen dinjitetin e punës dhe konsumit për çdo familje shqiptare.

Kriza e xhepave nuk është rastësi – është pasojë direkte e qeverisjes socialiste.

Një qeveri që ka përqafuar klientelizmin, ka braktisur prodhimin, dhe që i shërben vetëm një pakice. Ndaj kemi këtë krizë: sepse për 12 vite nuk u ndërtua ekonomi, por fasadë për propagandë.

Shqipëria ka nevojë për më shumë sesa rritje në letër. Ka nevojë për zhvillim të vërtetë, që prek jetën e përditshme të çdo qytetari.

About Redaksia

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …