Është padurimisht vonë për të heshtur!

Nga Elona CASLLI

Kush mendon, tê flasē ose tê heshtê pêrgjithmonë.

Shqipëria është në proces zhbërjeje. Po zhbëhet çdo ditë para syve të atyre që mendojnë dhe heshtin. Në çdo shoqëri, ka njerëz që mendojnë sa për të jetuar dhe individë që mendojnë për të menduar. I takon kategorisë së dytë ta braktisë heshtjen dhe të thotë fjalën e saj. Tanimë ,nuk është çështje partie, por çështje Shqipërie dhe e gjithë drama që po luhet nuk mund të ketë titullin e flamurit të një subjekti politik, por titullin e një kombi që rrezikon të shuhet dhe të një gjuhe që rrezikon të vdesë.

Kjo situatë duhet të vendosë këdo, që mendon, përballë përgjegjësisë së fjalës dhe jo përballë kompromisit me heshtjen.

Shoh shpesh libra që botohen, promovime librash që organizohen, çmime që shpërndahen, autorë që japin autografe dhe pashmangshmërisht më vjen ndërmend pohimi i një botuesi: Lexuesit mè të shumtë jetojnë jashtë Shqipërisë.

Pra, librat që botohen në gjuhën shqipe ose librat që përkthehen në gjuhën shqipe, lexuesit më të shumtë në numër i kanë jashtë territorit shqiptar. Kështu fillon vdekja e një kombi dhe vdekja e një gjuhe.

Ky proces që po ndodh mund të quhet me plot gojën spastrim i shqiptarëve nga Shqipëria. Duket se dikush duhet të përmbushë misionin për të zëvendësuar popullin shqiptar me një popull tjetër.

Askush nuk mundet ta përmbushë krejt i vetëm procesin e spastrimit kombëtar. Për ta përmbushur këtë mision i duhet heshtja e atyre që mendojnë dhe nënshtrimi i atyre që mund të rebelohen.

Post Scriptum- Është padurimisht vonë për të heshtur.

About Redaksia

Check Also

“Rama në samitin e kokainës”!

Nga Basir ÇOLLAKU Edi Rama në Samitin e Kokainës në vitin 2019?! Zaret janë hedhur Luftë …