Flet ish-këshilltari i Trump: “Non grata” ndaj Berishës vendim i ndikuar politikisht, duhet të rishihet!

Ish-këshilltari i Trump për Sigurinë, John Bolton është shprehur se, vendimi për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka qenë i nxituar.

Bolton në një intervistë në “Off the Record” tha se, ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet.

“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar nuk e di deri në çmasë duhet të shkojë por dhe mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet,” u shpreh ai. Bolton shtoi duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë vendim.

“Mendoj që është pak nga të dyja shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja kjo është e pamundur por por shpresoj që të gjemë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale”, theksoi ai.

About Redaksia

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …