Noka: “Dezinformimi” do t’i kthejë mediat në vari Carlon! Kuvendi një vend ku vlon histeria moniste kundër opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka mbajtur një fjalim në parlament ne lidhje me ligjin e quajtur për dezinformimin.

Ndërkohë që duke komentuar mbylljen e kësaj legjislature Noka tha se “ky parlament në këtë legjislaturë u shndërrua në një vegël që bëri gjithçka për të zhdukur opozitën dhe për të emëruar opozitën që donte Sulltan Surreli”.

Kur një komision që ngrihet kundër dezinformimit falënderon publikisht Carlon që është shembulli i një medie që vetëm dezinformon  tregon qartësisht se qëllimi i këtij komisioni ka qenë që të kthejë çdo mdia me format e dhunës apo të presionit, çdo portal ti shndërrojë me media vari Carlon dhe të gjithë së bashku pastaj të ishin grusht bashkuar rreth partisë dhe rreth Sulltanit nën thirrjet Hosana Baraba, Hosana Baraba, nga mëngjesi në darkë. Ky ka qenë qëllimi i këtij komisioni. Kështu që nuk meriton më shumë.

Po fillojmë me ato që interesojnë qytetarët. Pasi sot mbyllet kjo legjislaturë më e zeza në 35 vite të demokracisë në Shqipëri. Në këtë legjislaturë parlamenti u kthye në një vend ku liritë e opozitës dhe demokracia asgjësoheshin nga mëngjesi në darkë me urdhër të Sulltan Surrelit. Ky parlament në këtë legjislaturë u shndërrua në një vend ku vlonte histeria moniste kundër opozitës.

Ky parlament në këtë legjislaturë u shndërrua në një vegël që bëri gjithçka për të zhdukur opozitën dhe për të emëruar opozitën që donte Sulltan Surreli. Kjo strategji vazhdon edhe sot me vrull dhe me pasion nga çdo spikere që është ulur në atë karrige aty mbrapa, nga çdo anëtar i organizatës kriminale që quhet qeveri. Parlamenti, pra sot, për turp dhe faqe te zezë është shndërruar në një vend ku opozita trajtohet si armike. Në një vend ku lideri i saj burgosej dhe këtu ishte  Herezi ti përmendje emri liderit të opozitës.

Këtu si në asnjë vend tjetër liderit të opozitës ju fshi edhe emri si deputet megjithëse ishte i zgjedhur me votën e popullit. Ja kjo është pasqyra e parlamentit tuaj të narkoregjimit. Sepse kjo nuk ndodh askund. A mund të ndodhte tjetër kund kjo? A me gjeni një vend tjetër që të ndodhë kjo që ka ndodhur këtu? Këtu të gjithë mazhoranca nuk mendon, janë këtu për t’i bërë fresk Sulltanit”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Mungesa e ilaçit rrezikon pacientët me tumor, denoncimi: Po na vrasin me dijeni

Një pacient që po trajtohet për tumor ka denoncuar mungesën e ilaçit jetik “Imatis”, i …