Shehu: Mbyllja e AKU nga Rama, grusht i rëndë ndaj sigurisë ushqimore!

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, deputeti i PD, Tritan Shehu, kritikoi ashpër mbylljen e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) nga qeveria Rama, duke e cilësuar atë si një goditje institucionale dhe një kërcënim serioz për sigurinë ushqimore në vend.

Ai theksoi se kjo veprimtari krijon një vakum të rrezikshëm formal, duke legalizuar kontrabandën, korrupsionin dhe kequshqyerjen e popullsisë pa ofruar asnjë alternativë apo shpjegim.

‘Vetëm një sulltan i pa përgjegjshëm, apo një drejtues i kontrolluar nga korrupsioni, mund të marrë një vendim të tillë, duke cenuar rëndë interesat dhe sigurinë e qytetarëve.’- u shpreh ai

“Mbyllja e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) nga qeveria Rama përbën një grusht institucional dhe një goditje të rëndë ndaj sigurisë ushqimore në vend. Ky akt zhduk edhe formalizmin e kontrollit ushqimor, duke “legalizuar” kontrabandën, korrupsionin dhe kequshqyerjen e popullsisë shqiptare.

Kjo krijon një vakum të rrezikshëm, si në aspektin formal, ashtu edhe në atë praktik. Mbyllja e një institucioni të miratuar nga Kuvendi, veçanërisht në një periudhë dy mujore mungese të veprimtarisë së Kuvendit, është një veprim i papërgjegjshëm dhe i papranueshëm.

Qeveria Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo alternativë, duke lënë vendin pa asnjë kontroll ushqimor efektiv. Pavarësisht kritikave të ashpra që kam bërë ndaj AKU-së, kjo mbyllje është një veprim shkatërrues në të gjitha aspektet.

Vetëm një sulltan i pa përgjegjshëm, apo një drejtues i kontrolluar nga korrupsioni, mund të marrë një vendim të tillë, duke cenuar rëndë interesat dhe sigurinë e qytetarëve”, tha Shehu.

About Redaksia

Check Also

Ish-deputeti i PS shton akuzat: Rama është një rast klinik

Ish-deputeti i PS, Nazmir Bilani ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës. Me anë të një …