Gazetarja Ola Xama duke analizuar gjendjen e rëndë pas djegies së mbetjeve urbane në landfillin e Elbasanit, ku inceneratori nuk punon, u shpreh se inceneratorët kanë kushtuar 200 milionë euro nga paratë e shqiptarëve dhe asnjëri nuk punon.
“Deri më sot janë paguar para publike për inceneratorët, 32 milionë euro për inceneratorin e Fierit, 26 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit dhe 90 milionë euro për inceneratorin e Tiranës, plus 50 milionë euro të tjera në inceneratorin e Tiranës nga dherat, janë rreth 200 milionë euro dhe asnjëri në gjendje pune.
Më e çuditshmja, për inceneratorin e Elbasanit ka pretendim edhe banka, sepse është marrë kredi në bankë për të bërë investimin. Elbasani ishte i vetmi që mbaroi dhe punoi disa ditë dhe tani është në sekuestro. Nuk dihet nëse është konfiskuar apo jo.
Por edhe nëse shkrihet dhe shitet për skrap, takspaguesi nuk do të marrë asgjë.”- tha Xama.