Karteli i kokainës/Bashkëpunëtori i Sul Çelës transferoi 3 miliardë euro nga Dubai në bankat europiane

SPAK i ka sekuestruar rreth 4 milionë euro pasuri të paluajtshme.

A mendoni se kjo është e gjithë pasuria e tij?

Dhe a përfaqëson kjo forcën reale të grupit që ju e keni akuzuar?

Berisha: Kjo është si puna e cigareve të Ergys Agasit.

Çopjes, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 miliardë euro nga Dubai në bankat europiane. E ka zënë nga investimet në jug. Altin Troplini është thjesht bashkëpunëtori i këtyre organizatave, që detyrohet të ndërhyjë vetëm kur vijnë dosje nga jashtë.

A e konstatoni ju, të nderuar gazetarë dhe qytetarë se, kjo Prokurori nuk vepron kurrë kundër kartele të drogës dhe organizatave kriminale, në qoftë se një shtet nuk sjell dosje. A doni t’ua jap të gjitha me fakte? Për Altin Troplinin, krimi i organizuar nuk ekziston. Organizatat kriminale nuk ekzistojnë, kartelet e drogës nuk ekzistojnë.

Sjellin vendet partnere rregjistrime për x, y dhe merren me të. Po paratë e Arkend Ballës? 2 mln euro. Një rrogëtari në një universitet, që të gjitha nga firma e ortakut në Vlorë, të anëtarit të kartelit në Vlorë, Nexhmi Danaj, vëllait i ish-kryetarit të qarkut, ku ishte menaxher ky.

Këta jo vetëm që nuk hetojnë, po kanë gjetur një mënyrë se si të mbrojnë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale.

Bosin, koordinatorin e tyre e marrin gjoja, shkojnë e i sekuestrojnë makina që thuhet se ishin të Elvis Doçit, të Troplinëve. Hajt ta themi se nuk kanë qenë, se nuk mund të flas tani për pronësinë e tyre.

Ky paska qenë krimi i tij.

Skapi është një organizatë kriminale në duart e partisë së krimit, zotëri. Kaq është e vërteta.

About Krye Redaktor

Check Also

Boçi-deputetëve të PS: Pse keni frikë të ngrini komision hetimor për McGonigal?

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ftoi maxhorancën të ngrejë komisionin hetimor për McGonigal, duke i …