Berisha: Pas dhunimit të zgjedhjeve dhe katandisjes, shkarkimi i drejtorëve në Vlorë është një akt tjetër i “kokave të turkut”

Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncon ashpër ndërhyrjet e kryeministrit në kompetencat e qeverisjes vendore në Vlorë, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje flagrante të Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo sjellje është tipike për një “parti-shtet”, ku qeveria qendrore asgjëson autonominë vendore në mënyrë të ngjashme me regjime totalitare si Koreja e Veriut dhe periudhat e diktaturës staliniste.

“Së pari, qëndrimet e tij janë dëshmi flagrante e asaj që ne e kemi denoncuar, jo vetëm ne, por edhe bota, të partisë-shtet në Shqipëri. Vetëm në një parti shtet ndodh që të asgjësohen kompetencat e qeverisë vendore.

Kushtetuta e vendit dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ka firmosur Shqipëria, siç është karta e Kongresit të Autoritetit Rajonale dhe Lokale.

I njohin autonominë e plotë qeverisjes vendore nga qeverisja qendrore, dhe nuk pranojnë kurrë akte të tilla të cilat, ndodhin sot vetëm në Korenë e Veriut dhe ndodhnin dikur në kohërat më të zeza të diktaturës staliniste. Nuk ka asnjë tagër kushtetues, ligjor, as marrëveshje ndërkombëtare, që kreu i narkoshtetit të ndërhyjë në mënyrë brutale në kompetencat e qeverisë vendore.

Çfarë përfaqësojnë këta elementë?

Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë është një akt tjetër i kokave të turkut. Pasi ka dhunuar masivisht zgjedhjet në Vlorë, pasi ka katandisur në Vlorë, në një gjendje standardesh, të themi higjeno-sanitare, që nuk i ka patur kurrë të tilla, pasi mbush brigjet me ujëra të zeza, dhe djeg çdo 2 javë qindra tonelata plehra dhe çon helme tek qytetarët e Vlorës, u jep atyre si kocka disa drejtorë, të cilët nuk u tha se çfarë kanë zbatuar apo kundërshtuar të kryetarit të tyre të bashkisë.

Të cilët, marirn urdhra nga kryetari i tyre i bashkisë dhe jo kryeministri. Pra, u bë gjithçka për të mbuluar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Sa kushtoi fluturimi i fundit i kryeministrit drejt Hagës? Pse qeveria nuk pulikon shpenzimet për udhëtimet e Edi Ramës?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar …