Deputeti i PD, Edi Paloka ka ironizuar takimet e fundit të Ramës nëpër bashkitë e vendit ku kërkon dorëheqje e ku pranon dështimin total të qeverisjes së tij.
“Kot shqetësohesh o “mret” asnjë hall nuk kanë ata që të votojnë ty”. “A nuk i ke parë nëpër rrjete sociale si thonë: Nuk duam as ujë, as bukë, as drita , madje edhe ajrin e preferojnë në formën e tymit helmues të plehrave”. “Vetëm mretin ta kemi mirë”, shkruan kreu i Këshillit Kombëtar të PD.
Reagimi
Ja si mendon vetëm për popullin; as ditëlindje as pushime!
Pas 12 vjetësh në pushtet e një muaj pas 83 mandateve “mreti” shqetësohet për problemet e qytetarëve…
Kot shqetësohesh o “mret” asnjë hall nuk kanë ata që të votojnë ty. A nuk i ke parë nëpër rrjete sociale si thonë: Nuk duam as ujë, as bukë, as drita , madje edhe ajrin e preferojnë në formën e tymit helmues të plehrave ;
“Vetëm mretin ta kemi mirë”.
Ata shqetësohen kur larg qofte ty të prishet charteri apo të japin verë të lirë për të pirë e mall të keq për të thithur!
Ne nuk kemi policinë që duam, drejtësinë që duam, qeverinë që duam…Po ti e ke popullin që do.
Ne 500 mijë të tjerët vetë e kemi fajin qe se ulim kokën e të bëhemi të denjë për ty.