Berisha: Edhe Gjergji Lluca po zbaton urdhrat e Ramës! Tipike si në romanet e Markezit

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në konferencën për mediat, ka akuzuar Gjergj Llucën për zbatimin e urdhrave të Kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ky veprim është një shembull tipik i situatave që mund të gjesh vetëm në romanet e Gabriel Garcia Marquez, ku ligji është i paefektshëm dhe institucioneve u mungon pavarësia.

“Flet vetë.

Aty ku nuk ka ligj, aty ku ligji nuk ekziston, aty ku institucionet janë të kapura gjer në fyt, aty kreu i narkoshtetit mund të bëjë ç’të dojë.

Më thanë se kishte marrë edhe Llucën në krah, i kishte dalë edhe ky Gjergji Lluca, dhe lajmi se Lluca po zbaton urdhrat e Ramës kishte marrë dhenë, shihni mediat se janë mbushur me superlajm: rroftë Lluca, rroftë Lluca.

Tipike si në romanet e Markezit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e pasurisë/ Biznesi 336 mijë euro i Linda Ramës në vitin 2024

Ndërkohë që mijëra shqiptarë vijojnë të largohen nga vendi për shkak të papunësisë, pagave të …