Krimi i rëndë mjedisor në Elbasan e Vlorë nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji ia kërkon këtij institucioni

Masakra mjedisore në Elbasan dhe Vlorë/ Berisha: Edhe ky krim i rëndë është amnistuar nga Altin Troplini

Gjatë fjalës së tij nga SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh lidhur me situatën e krijuar nga zjarri në landfill në Elbasan e Vlorë. Sipas Berishës, kjo masakër mjedisore është amnistuar nga Altin Dumani.

“Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti.

Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni sepse i ka shpallur krime të rënda.

Pra, ky mercenar i Edi Ramës, ka vendosur institucionin në funksion fund e krye të partisë së krimit dhe të qeveritarëve të krimit.

Të digjen fusha e plehrave në Vlorë çdo 3 muaj, të marrin vlonjatët gjer dhe dioksinë mund të ketë në ato plehra dhe mund të krijohet nga djegia. Pa diskutuar pastaj efektet e mirëfillta kancerogjene nga djegiet, të gjitha këto nuk ekzistojnë sepse ky është një peng i verbër i Edi Ramës dhe Ulsi Manjës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si u mbyll pazari i tunelit/ Tenderi i Ballukut, ndërmjetësimi i Berberit dhe çmimi i fiksuar nga greku

Tenderi me vlerë 2 milion euro, që parashikoi mbikëqyrjen e punimeve që po kryheshin nga …