Irena me 5 mbiemra/ Berisha: Ky llum njerëzor vazhdon punën si gjykatëse sepse është fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, Ulsi Manjës dhe Edi Ramës

Gjatë një deklarate për mediat nga ambientet e SPAK, ku u paraqit për masën e sigurisë, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi drejtësinë dhe pushtetin, duke iu referuar gjyqtares Irena Gjoka si simbol i degradimit të sistemit.
Ai shtoi se Gjoka vazhdon të ushtrojë funksionin e saj si gjykatëse pasi, sipas tij, përfaqëson fytyrën e vërtetë të drejtësisë së komanduar nga Altin Troplini, Ulsi Manja dhe Edi Rama.
“Ka amnistuar dhe amniston krimin monstruoz antikushtetues zgjedhor.
Ju e shihni, farsa elektorale e 11 Majit ishte krim universal.
Që të gjitha dosjet, të gjitha shkeljet e mëdha ligjore, amnistohen nga njeriu që njoftoi Troplinët të largohen pas urdhrit që erdhi nga Prokuroria Italiane, sepse është një shërbëtor i tyre.
Edhe dy fjalë për gjykatësen llum njerëzor dhe llum i drejtësisë, turp njerëzor dhe turp i drejtësisë, gjykatësen me 5 mbiemra, Gjoka-Maneku-Stërmaneku.
18 muaj më parë është denoncuar si një mashtruese ordinere.
Si një njeri që ishte shkarkuar me firmë të Sali Berishës dhe u thoshte avoketërve ma provoni se jam shkarkuar.
Dhe kur avoketërit i nxorën vendimin, thoshte nuk jam Gjoka, por jam Maneku.
Ky llum njerëzor dhe llum gjyqësor vazhdon punën si gjykatëse duke qenë në krye të piramidës së turpit të punonjësve të sistemit gjyqësor.
Thuhet se para një javë, në qoftë se është e vërtetë, qenka hapur çështje gjyqësore për të.
Tani, më thoni ju mua, një njeri që ka kryer krime të shumta, dhe pas kryerjes së këtyre krimeve, e dënuar në Greqi për vepra penale dhe civile, u deklaroi para dy muajve gazetarëve në Shqipëri që nuk kam qenë kurrë e dënuar.
Ky njeri kishte firmosur prokura për avoketerët për ta mbrojtur për çështjet për të cilat ishte dënuar në Greqi.
Ky person, i cili ka mashtruar publikisht në formularët që plotëson se nuk kam qenë e dënuar, vazhdon turpërisht të ulet në sallën e gjyqit sepse është fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, fytyra e vërtetë e Ulsi Manjës dhe Edi Ramës.
Këto janë pra ato që unë parashtrova në vizitën time të shkurtër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bojkot regjimit

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Bardhi njoftoi sot bojkotin duke theksuar se mazhoranca ka …