Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar prokurorinë për dezinformim të qëllimshëm në lidhje me hetimet ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se nuk po mbron asnjë kompani, por të vërtetën lidhur me periudhën kur ishte në krye të qeverisë.
“Absolutisht, nuk po marr në mbrojtje asnjë kompani.
Po marr të vërtetën.
Dhe flas për periudhën kur unë kam qenë kryeministër. Për qeverinë time.
Mirëpo, pse shtrihet pak?
Sepse, një prokuror i papërgjegjshëm, i turpshëm, shkruan në fund të komunikatës se në 20 vite nuk ka paguar asnjë detyrim.
Në qoftë se, bëjmë kështu, në qoftë se, shumëzojmë me zero gjysmë miliardi që ka paguar vetëm rentë gjatë periudhës së qeverisë time, po të llogarisësh edhe fee-në, shkojnë pothuajse 1 miliardë.
Unë sigurisht që do mbroj nga sulme të gjobëvënësve punën që është bërë për të mbrojtur interesin publik të shqiptarëve.
Në kemi vendosur rentën. Një kontratë që ishte pa rentë, ne i vendosëm rentën.
Po, cila ishte renta? 10 përqind e shitjeve të përgjithshme. Dhe janë marrë një për një.
Nuk mbroj unë, por nuk mund të pranoj një prokuror me diktatin e Lubisë.
Se tani, se ç’ka bërë kompania që është aktuale, unë nuk di se nuk kam të dhënat.
Por që, të përdoret kompania që ka shitur dhe periudha e qeverisjes së PD si një skuzë, atëherë këtë e bëjnë vetëm gjobëvënësit dhe njerëzit të cilët… dhe ky prokuror meriton të përgjigjet për mashtrimin publik.
Nuk po mbroj njeri, nuk mbroj kompani unë. Mbroj të vërtetat!”, tha Berisha.
Gazeta RD