Sekuestrimi i pasurive të Suel Çelës/ Berisha: Autoritetet italiane e kuptuan se mund ta pësonin si me Troplinin, ndaj u morën direkt

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha gjatë një konference shtypi se, autoritetet italiane e kuptuan se mund ta pësonin si me Troplinin, ndaj u morën direkt  me dosjen e pronave të Sule Çelës.

“Përsa i përket parave të sekuestruara, sigurisht që autoritetet italiane nuk mund të vijnë të ushtrojnë ligjin, po ama e kanë thirrur atje sepse e kuptuan se do ta pësonin si me Troplinin.

Atëherë autoritetet italiane për të mos e pësuar si me Troplinin, u morën më direkt.

Unë nuk kam dyshim që janë autoritetet shqiptare ato që zbatuan vendimin e autoriteteve të Veronës.

Kështu që kjo e akuzon rëndë, e akuzon shumë rëndë Altin Troplinin.

Më thoni ju, cilin prej tyre, cilin nga këta bosë të karteleve u arrestua pa ndërhyrje ndërkombëtare?

Asnjë prej tyre, edhe kur ndërhynë ndërkombëtarët, i njoftojnë dhe ikin. Është e vërtetë kjo”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shiu nuk e ndal protestën: “O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”!

Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe sot, në ditën e 25-të radhazi, duke …