Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka denoncuar skandalin e hapjes së çështjeve penale pa person nga Altin Troplini.
Ai tha se Troplini ka nisur hetime pa praninë e Irena Gjokës, duke e përpjekur të paraqesë atë si viktimë në mënyrë të padrejtë. Berisha e cilësoi këtë si një akt turpshëm dhe një përpjekje për mbrojtjen e interesave personale dhe mafioze.
“Së fundmi, dua të informoj opinionin për aktin fasadë, të turpshëm të Altin Troplinit, i cili në një akt pafytyrësie, ka hapur çështje personale pa person për problemin e Irena Gjokës.
Pra, ka hapur çështje penale pa person, pa Irenën, për Irena Gjokën.
Në një përpjekje të turpshme për të nxjerrë se Irena është viktimë dhe i kanë marrë pasaportën.
A mund të imagjinoni ju se çfarë llumi profesional dhe njerëzor ka këtu?
Irena me firmë dhe me vulë ka autorizuar me note avokatët për t’u marrë me dënimet e saj në Greqi dhe Altin Dumani hap çështje penale jo për personin, por për çështjen, vetëm e vetëm si ta mbrojë sepse është vetë një Irenë me pantallona.
Dumani përfaqëson një Irenë me pantallona.
Një njeri që ka fshehur origjinën e pasurive, tre apartamente dhe banon në një vilë tjetër tek vjehrri.
Pra, siç e shihni, një kalbësirë mafioze e narkoshtetit po dekompozohet”, tha Berisha.