Berisha: Qëllimi kryesor i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit se e kishte tmerr!

Në konferencën me gazetarët të zhvilluar sot, kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se qëllimi kryesor i Edi Ramës ka qenë shkëputja nga politika e Ervin Salianjit.

Burgosja e këtij të fundit sipas Berishës, ishte për qëllimin që të mos kandidonte më për deputet dhe për të mos qenë kështu pjesë e Parlamentit.

“Ervin Salianji është një nga drejtuesit e PD, aktiv dhe do japë kontributin e tij.

Sikundër u garantoj se ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, sepse qëllimi kryesor i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike atij, që ai të mos kandidonte më në parlament se e kishte tmerr.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, dy bosë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit, u plagosën rëndë nga denoncimet e Ervin Salianjit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …