Skandali me votat e diasporës/ Berisha publikon provat tronditëse: DHL i dorëzoi zarfet pa asnjë firmë në zyrat e PS-së

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, denoncoi një skandal të rëndë lidhur me votat e diasporës, duke publikuar sipas tij prova tronditëse që implikojnë Partinë Socialiste dhe kompaninë ndërkombëtare të shpërndarjes DHL.
Ai deklaroi se zarfe të votimit janë dorëzuar pa asnjë firmë në zyrat e PS-së dhe janë plotësuar atje, duke vënë në dyshim integritetin e procesit zgjedhor.
“Sot kam zgjedhur për të paraqitur para jush fatura të DHL-së, dorëzime të zarfeve të votimit, por që nuk kanë asnjë firmë.
Shihni tani. Nga qindra e qindra kam zgjedhur disa.
Ja, pa firmë.
Tjetër, pa firmë fare.
Vazhdo, pa firmë.
Nuk ka firmë.
Nuk ka firmë…
Ylberi nuk ka firmë. Hatixhja nuk ka firmë. Ylberi nuk ka firmë, Gazmiri nuk ka firmë, Valentina nuk ka firmë, Mentori nuk ka firmë…
Vazhdo pa firmë.
Ju lutem, i ftoj qytetarët të përqendrohen.
Urdhëroni se kujt ia ka dorëzuar zarfet për firmë DHL-ja, i ka dorëzuar në zyrat e PS, ndaj janë të gjitha pa firmë.
Dhe janë plotësuar në zyrat e PS.
Këto ishin.
Kemi me qindra e qindra, por ne zgjodhëm këto se nuk mund t’u mbajmë kaq gjatë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dy standardet dhe standardi special Rama, pasqyra e drejtësisë me regji!

Nga Petrit VASILI Dy standardet e përdorura hapur nga SPAK janë pa asnjë dyshim prova …