Boçi: Aksioni në Theth, për të larguar vëmendjen nga masakra zgjedhore e 11 majit

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, e konsiderion aksionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit nën urdhrin politik të Ramës, atë se çfarë po ndodh në zonën turistike të Thethit me prishjen e shtëpizave prej druri.

N ënjë intervistë për Syri Tv, në edicionin e mesditës, Boçi tha se një aksion i tillë është pjesë e strategjisë së komunikimit të Ramës, që sajon ngjarje për të tërheuqr vëmendjen nga problemet e mëdha që shqetësojnë shoqërinë dhe vendin.

Një situatë e tillë, sipas Boçit vjen në një kohë kur tanimë PS dhe mazhoranca udhëheqëse kanë bërë kërdinë me zgjedhjet e 11 majit, duke iu kundërvënë tanimë djersës dhe mundit të qytetarëve që kanë investuar në pronat e tyre.

“Është absurd që këto bëhen në pikun e sezonit turistik, në një zonë atraktive si Thethi. Është pjesë e strategjisë së komunikimit të Ramës që sajon ngjarje për të tërhequr vëmendjen e opinionit për të larguar vëmendjen nga problemet që ka Shqipëria dhe shtresat e shoqërisë, në raport me politikën e masakrën zgjedhore.

S’ka rëndësi kur bëhet një veprim absurd, antikushtetues e ligjor, s’ka rëndësi dëmi, se kë godet. Është zgjedhur sheshi, sepse në këndvështrimin e Ramës, s’ka rëndësi asgjë. Është një mekanizëm që ka vepruar edhe më parë.

Kërbaçi post-zgjedhor që lidhet me kulaçin parazgjedhor. Është një formulë që PS e ka përdorur në të gjitha zonat, me premtime para zgjedhjeve, ka bërë një sy qorr për të investuar, ndërsa pas zgjedhjeve nis kërbaçin, burgosja për një shkallë, çati, gardh apo kotec. Janë modalitete të instaluara tashmë. Është bërë e modës.

Në Theth është akoma më e ethshme situata. Krahas premtimeve për legalizim, turizmin familjar, sot kemi një veprim të kundërt të pushtetit lokal e qendror. E tani s’kanë më fytyurë për të dalë para publikut por ecin me urdhra. Është ligji ai që parakalon çdo urdhër por në Shqipërinë e Ramës, ligji s’ka vlerë por është urdhri politik e revanshi politik që Rama e shfaq hapur.

Janë banorë që kanë derdhur kursimin, gjakun e mundin e tyre me qëllim që të ndërtojnë një ekonomi perspektive që ofron ajo zonë, mundohen ta bëjnë jetën më të lehtë për të dhuruar një mikpritje spektakolare për turistët që së bashku përjetojnë një situatë dramatike”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …