Incidenti me delegacionin e Izraelit në Tiranë

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, priti në një takim zyrtar delegacionin izraelit të kryesuar nga ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Eli Cohen, në kuadër të një vizite dyditore në Tiranë.

Spas njoftimit zyrtar, gjatë takimit, u diskutuan një sërë temash me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e sigurisë kibernetike, menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore dhe infrastrukturës.

Balluku vlerësoi përvojën e avancuar të Izraelit në këto fusha, duke e cilësuar atë si një nga liderët botërorë në menaxhimin e sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve dhe teknologjive të reja në energji.

Po çfarë ndodhi para takimit dhe që u kthye në një incident që nervozoi jo pak delegacionin e Izrelit. Ministri izraelit kishte mbërritur në takim sipas orës së përcaktuar nga protokolli i përbashkët. Ndërsa pala izraelite ishte në takim, mungonte pala shqiptare. Ministrja Balluku nuk dukej askund.

Delegacionit të Izraelit i është dashur të presë jo disa minuta, por plot 1 orë e 30 minuta që Balluku të vinte në takim. Kjo ka acaruar jo pak delegacionin izraelit të kryesuar nga ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Eli Cohen. Ku gjendej Balluku? Ndoshta në floktore…

Mungesë serizoteti dhe arrogancë e regjimit edhe me në takimet diplomatike.

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …