Vota e diasporës/ Berisha publikon provat e manipulimit: Zarfet për votuesit tanë u dorëzuan nga DHL 1 ose 2 ditë para votimeve

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë publike, provat që sipas tij kanë manipuluar votën e diasporës, si pjesë e farsës elektorale të 11 majit. Nga selia blu në konferencën për media, Berisha tha se zarfet për votuesit tanë u dorëzuan nga DHL, 1 ose 2 ditë para votimeve ose pas zgjedhjeve.

Sipas Berishës, vetë Parlamenti Evropian i cilësoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, se nuk ishin të ndershme.

Berisha: Tani rikthehemi se qëllimi i tij është hakmarrja elektorale dhe të mbulojë… ju besoj e morët vesh, dje në Parlamentin Europian u deklarua nga dy përfaqësues kryesorë të këtij parlamenti se zgjedhjet nuk ishin të ndershme. U damkosën. Zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të ndershme.

Le të nxjerrë Edi Rama të gjithë mjeranët, Frrokë e Stërfrrokë, po Parlamenti Europian i deklaroi ato, zgjedhjet nuk ishin të ndershme. U vulosën.

Tani rikthehemi përsëri tek farsa elektorale 11 maj 2025.

Diaspora.

Në vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur u vendos për herë të parë shërbimi postar në Tropojë apo në Malësinë e Gjakovës, u zgjodh si postier një djalë i ri, i gjatë, i pashëm, vishej bukur. Ky quhej Hazir Malësia. Haziri ishte trim, guximtar, por i duhej të bënte rrugën nga Kukësi në Tropojë me kalë se nuk kishte rrugë makinë.

Hairi merrte postën në Kukës dhe kishte një urë, quhej Ura e Vezirit, një urë historike që është mbytur, shkonte tek Ura e Vezirit, hapte kutinë, e shihte, kjo letër i drejtohej filanit. Filani kishte një djalë në moshën e ushtrisë dhe mbreti ia thërriste ushtar atë, Haziri e hidhte zarfin në Drin. Merrte zarfin tjetër, nuk i hapte, zarfi tjetër mendonte Haziri do të jetë ndonjë vendim gjyqi për të, edhe atë e merrte dhe e hidhte në Drin. Që nga ajo kohë u bë e famshme posta, dhe kur një gjë nuk vinte në Tropojë, thoshin do e marrësh me postë të Hazirit.

Unë e kam njohur Hazirin, i kam njohur edhe djemtë, familje shumë e mirë.

Tani çfarë ka ndodhur me DHL-në, si përsëritet historia.

Edhe DHL, ky zarf, filani, votues demokrat, të mos ia çojmë. Filani, ta mbajmë në magazinë.

Urdhëroni, çfarë ka bërë?

Si postë e shpejtë e supozuar, i ka vonuar me 2 javë dhe 3 javë pasi ka marrë zarfet, për t’ua dorëzuar votuesve.

Ka edhe më keq. E dorëzon me 13 maj. E kuptoni, me 13 maj.

Zarfin tjetër me 13 maj Spiros, votuesit të PD. Me 12 maj, tjetër.

Ka mbajtur fletët e votimit pafundësisht. Mijëra fletë votimi shpërndahen një ditë para zgjedhjeve. Imagjinoni.

Tani, e ka dorëzuar me 10 maj. E ka marrë me 15 prill. E ka dorëzuar pas 25 ditësh.

E ka dorëzuar me 10 maj, e ka marrë me 17 prill nga KQZ.

E ka dorëzuar me 9 maj, e ka marrë me 13 prill.

E ka dorëzuar me 10 maj, e ka marrë me 18 prill nga KQZ.

E ka dorëzuar me 10 maj, e ka marrë me 15 prill.

E ka dorëzuar me 10 maj, askujt, shiheni firmën, sikur të ishte Drini poshtë, me 13 prill e ka marrë DHL e partisë.

Firma, e ka dorëzuar me 10 maj, e ka marrë me 18 prill.

Vazhdojmë.

10 maj përsëri, e ka marrë me 18 prill.

Urdhëroni, çfarë firme.

10 maj, e ka marrë me 15 prill.

10 maj, e ka marrë me 18 prill përsëri. Ja, firmë e bukur, shiheni. Turp.

10 maj, e ka marrë me 18 prill.

E ka dorëzuar me 10 maj, e ka marrë me 13 prill.

E ka dorëzuar me 9 maj…

E ka dorëzuar me 9 maj, e ka marrë me 18 prill. Shiheni firmën…

Vazhdo.

9 maj, e ka marrë me 18 prill.

E ka dorëzuar me 9 maj, shiheni çfarë firme, e bukur shumë, e ka dorëzuar me 18 prill. I ngjet firmës së Edi Ramës, kanë kopjuar edhe firmën e Edi Ramës, janë të pafytyrë.

Më 9 maj, marrë me 18 prill.

Kjo firma si fjongo për t’ia bërë dhuratë Lubisë.

E ka marrë me 18 prill, e dorëzon me 9 maj.

Urdhëron, këto janë votat.

E dorëzon më 9 maj, e ka marrë me 18 prill.

E dorëzon me 9 maj, e ka marrë me 18 prill.

9 maj, e ka marrë me 18 prill, kjo duket si e Taulant Ballës.

9 maj, e ka marrë më 14 prill. Shihni firmën, si e Taulantit duket, nuk e di a është apo jo.

Firma, shikojeni çfarë firme është.

9 maj, e ka marrë me 18 prill.

9 maj, e ka marrë me 18 prill.

9 maj, firma si e Edi Ramës duket kjo, e ka marrë me 15 prill.

Kjo firma duket si e Spiropalit, po nuk dua të bëj ekspertizën.

Prapë i kanë kopjuar firmën e Edi Ramës.

E ka marrë më 14 prill, e ka dorëzuar me 9 maj.

Dje firma e fundit, Eliza, ja ku e keni E-në.

Si firma e Olta Xhaçkës, duket si ajo, po nuk mund të them.

9 maj, është marrë me 18 prill.

Kozetës ia kanë dorëzuar më 9 maj, e kanë marrë me 16 prill.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …