Bizneset në protestë nesër para kryeministrisë kundër prishjeve të paligjshme

Një protestë është thirrur ditën e nesërme në Tiranë kundër shëmbjeve të paligjshme që po kryen nga qeveria. Mësohet se protesta është njoftuar nga vetë qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për bashkim, kundër shembjeve të bizneseve që po ndodhin kudo në Shqipëri dhe kryesisht në Theth.

Protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 para kryeministrisë. Qytetarët e konsiderojnë ndërhyrjen e qeverisë për të shembur, hotelet, baret dhe restorantet në mes të sezonit turistik, të paligjshme dhe që po i bën një dëm të madh imazhit të vendit.

About Krye Redaktor

Check Also

Raporti: 40.5% e popullsisë në rrezik varfërie/ Veriu, i dyti më i varfri në Europë

Në Shqipëri, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, për vitin 2024, …