Malltezi: Si Escobar u kërkoi prokurorëve të veprojnë ndaj Sali Berishës!

Jamarbër Malltezi ka përmendur deklaratat e emisarit Gabriel Escobar,  ish-zv/ndihmës Sekretar i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, duke e cilësuar ndërhyrjen e tij në çështjen ndaj Sali Berishës si të papranueshme dhe në kundërshtim me çdo legjislacion ndërkombëtar.

Në një intervistë për A2CNN, Malltezi theksoi se deklarata e Escobarit – sipas së cilës tashmë “u takon hetuesve shqiptarë të veprojnë ndaj Sali Berishës” – është një formë ndikimi politik mbi një proces gjyqësor.

“Gabriel Escobar ka thënë në një intervistë se ‘ne e kemi bërë punën tonë dhe tani i takon hetuesve shqiptarë të veprojnë ndaj Sali Berishës’. Kjo është influencë pa gjyq, kjo është e kundraligjshme në cilindo legjislacion të botës”, u shpreh ai.

Malltezi shprehu gjithashtu akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-ambasadores amerikane Yuri Kim, duke e cilësuar të korruptuar dhe të përfshirë në ndërhyrje të papranueshme në sistemin e drejtësisë. Ai tha se ka njoftuar Departamentin Amerikan të Shtetit për këtë çështje dhe ka përfshirë në raportimin e tij edhe prova mediatike.

“Unë kam njoftuar edhe DASH-in se Yuri Kim është e korruptuar sepse ka vepruar nën urdhrat e Edi Ramës për interesat e Ramës dhe Sorosit. Ajo ka ndërhyrë në një proces gjyqësor duke i bërë presion prokurorëve dhe gjyqtarëve”, theksoi Malltezi.

Sipas tij, pushtetet e pavarura nuk duhet të përzihen me interesa politike apo diplomatike: “Një pushtet i pavarur nuk del në revistë me askënd tjetër”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …