Salianji: Josif Buda është kujtimi që nuk duhet harruar, sepse e vërteta është gjithmonë më e fortë se frika!

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij në inaugurimin përkujtimor të Josif Budës, tha se, Josif Buda është kujtimi që nuk duhet harruar, sepse e vërteta është gjithmonë më e fortë se frika.
Ai e cilësoi Josifin jo thjesht si viktimë të dhunës së regjimit, por si simbol të guximit dhe ndërgjegjes që nuk shuhet, duke ngulitur mesazhin se sakrificat e të kaluarës nuk duhet të harrohen dhe përgjegjësia për lirinë e fituar është e brezit të sotëm.

Ervin Salianji: Të dashur të pranishëm, familjare, i nderuar Kryetar i Opozites Doktor Berisha, i dashur Fisnik, Hysen.
Zemra më thotë të flas si qytetar, jo si përfaqësues politik.
Si një individ që sapo përfundoi njohjen me burgun, jo si metaforë, por si realitet ne diktaturën e re.
Në një izolim ku jeta numërohet me orë, por me durim. Me heshtje. Me qëndresë.
Sot nuk po përcjellim thjesht kujtimin e një njeriu
Sot po qëndrojmë në heshtje përballë një drite që nuk u shua dot, ndonëse u godit me errësirën më të dendur.
Josif Buda nuk ra nga rastësia. Ai doli te kërkonte drejtësi, liri!
Josifin nuk e mori jeta — ia morën sampistët!
Sepse kishte guximin të mos pranonte të gënjehej, te mos pranonte padrejtësinë, mungesën e lirisë!
Të mos pranonte të jetonte në gjunjë.
Në një vend ku dhe fjala të kushtonte jetën, Josifi zgjodhi reagimin.
Në një kohë ku të shihje drejt e në sy të keqen ishte akt vetëflijimi, ai e bëri këtë pa hezitim.
Dhe për këtë, ai u vra.
Por le ta pranojmë me vete një të vërtetë të madhe:
Këta njerëz nuk vriten, nuk zhduken.
Sepse janë më shumë se trup. Ishin dhe janë ndërgjegje.
Josif Buda ishte ndërgjegje.
Jo vetëm e kohës së tij, por edhe e kohës sonë.
Sepse ai na e la një pyetje që nuk ka humbur fuqinë as sot:
A ia vlen të jetosh një jetë të qetë, nëse ajo është pa dinjitet?
Të gjithë qe kane kaluar ferrin e diktaturës, e dine se ajo që shpëtonte njeriun nuk ishte buka, por besimi.
Në Zot, në liri, në një ditë që do të vinte.
Josifi nuk e pa atë ditë. Por ne jemi këtu sepse ajo ditë erdhi fale individëve se ai e nuk duhet lënë që brezi ynë të njihet si brez që rihumbi te drejta te fituara!
Dhe ne nuk guxojmë ta shpërdorojmë.
Sot jemi të lirë sepse dikush zgjodhi të mos bëhej pjesë e turmës që duartrokiste të keqen.
Sot jemi këtu sepse dikush si Josifi tha “Jo” — në një kohë kur një “jo” mund të të kushtonte jetën.
Dhe për këtë, ai nuk duhet të kujtohet vetëm si viktimë.
Por si dritë.
Josifi nuk e kërkoi martirizimin.
E kërkoi jetën. Por e kërkoi me fytyrë nga qielli, jo me kokën ulur nga frika.
Të dashur miq,
Në një botë që harron shpejt, Josif Buda është kujtimi që duhet të mos harrohet kurrë.
Jo për të vajtuar, por për të kujtuar se e vërteta është gjithmonë më e fortë se frika.
Lavdi qëndresës së tij!
Lavdi dritës që nuk u shua!
Lavdi Josif Budës!

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …