Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me molotov fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, si dhe urën në lagjen “Gjelaj”.
Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Prej ditësh, banorët në Theth janë në përpjekje për të penguar një aksion ligjor për rikthimin e kontrollit mbi ndërtimet në zonat e mbrojtura.
Që më 7 korrik, IKMT-ja ka nisur një operacion për të prishur rreth 11 objekte pa leje në qendër të Thethit, mbështetur nga dhjetëra forca policore.