Berisha: Hetimi për fondet e IPARD është bllokuar nga Skapi i partisë! Duart e zeza të Ramës të shtrira mbi fondet e qytetarëve europianë

Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi SPAK-un për mbrojtje politike të aferës me fondet IPARD, të cilat, sipas tij, janë grabitur përpara zgjedhjeve dhe më pas hetimi është bllokuar.

Berisha deklaroi se, duart e zeza të Edi Ramës janë shtrirë edhe mbi fondet europiane, ndërsa ish-ministrja Frida Krifca, e përmendur në skandal, është sot këshilltare e ngushtë e kryeministrit.

“Fondet e IPARD u grabitën para fushatës elektorale, siç e dini ju. Dhe fondet e IPARD i bllokoi krejtësisht Komisioni Europian.

Ajo çështje është, gjoja në hetim, por ajo është një çështje jashtëzakonisht e rëndë, e cila është akuzuar nga Skapi i partisë dhe siç e dini ju, Krifca e famshme është këshilltarja më e afërt e Edi Ramës, mbasi duket se edhe duart e tij të zeza, janë shtrirë mbi fondet e qytetarëve europianë, kurse këto janë të gjitha fonde të buxhetit të shtetit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Altin Troplini gati është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk ja zbatoi urdhërat, i rrëmbyen kompjuterin për ta terrorizuar!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal në drejtësinë e re shqiptare, …