Kryebashkiaku nuk i bindet për shkarkimin e drejtorëve, Rama e kërcënon me dorëheqje!

Kryebashkiaku i Konispolit, Ergest Dule, raportohet se ka refuzuar të shkarkojë drejtorët e tij. Dule ka mbrojtur stafin, duke deklaruar se bëhet fjalë për të rinj të aftë dhe profesionistë.

Ky qëndrim ka sjellë përplasjen me kryeministrin Rama, i cili raportohet se i është drejtuar Dules me fjalët: “Jepe ti dorëheqjen, nëse nuk i shkarkon ata”.

Në Bashkinë e Konsipolit, deri më tani, kanë dhënë dorëheqjen vetëm dy nënkryetarë dhe disa administratorë, ndërsa drejtuesit e drejtorive vijojnë të jenë në detyrë.

About Redaksia

Check Also

SPAK kujtohet për Ballukun, shkresë bankave për pasurinë e saj 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar hetimet për zv/kryeministren …