Nga Petrit VASILI
Qesharake por edhe shumë tronditëse të shohësh se si po zhduket shteti tullë pas tulle.
Edi Rama ky drejtues i kryqëzatës kundër rigonit dhe majdanozit është pa sy dhe pa veshë për inceneratorët që përpijnë qindra milionë euro pa ekzistuar fare.
Edi Rama ky drejtues i kryqëzatës kundër karrigeve të trotuarëve dhe ndërtimeve në Theth është pa sy e pa veshë kur kulla gjigande e dhjetra kate shtesë pa leje ndërtohen në qendër të Tiranës.
Edi Rama ky drejtues i kryqezatës së sherebelit, çajit të malit, i peshkut të detit, nuk japte gojën kur tonelata mish pule dhe akullore me lendë toksike shiteshin në mes të supermerkatove edhe me fatura, bile një debil kryetar komisioni parlamentar rilindas kryqëzoi Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që i denoncoi.
Edi Rama ky drejtues i kryqëzatës njerëzit e të cilit u kërkojnë leje qytetarëve kur riparojnë pllakat e ËC nuk shikon trotuaret e Tiranës para të cilëve kalon çdo ditë.
Po kush i lejoi ndërtimet pa leje. A nuk ishin po këta për 12 vjet rresht që kontrollojnë edhe jetët e njerëzve me patronazhistë. A nuk ishte po ky Edi Rama në krye të qeverisë.
Po kush e shkatërroi AKU për 12 vjet. A nuk ishte po ky 12 vjet në krye të qeverisë.
Po Kryetarët palaço të Bashkive a i zgjodhi ky si Kryetar i Partisë në pushtet.
Po qindra drejtorë patronazhistë a i përdori ky në 11 maj si fytyra të neveritshme që ju bënin presion e shantazh njerëzve për votat.
Po dhjetra drejtorë hipoteke në gjithë vendin njeri më maskara se tjetri ai vuri ky për 12 vjet rresht.
Apo a nuk ishte ky që refuzonte çdo denoncim dhe e quante propagandë të opozitës dhe i merrte në mbrojtje hajduterirat e kryetarëve të Bashkive.
Ndaj ky Kryeministri i rigonit hesht dhe vazhdon vjedhjen qindra milionëshe me inceneratorët.