Huhtanen: Shqipëria e kapur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, pengesë për anëtarësimin në BE

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës ‘Martens’, Tomi Huhtanen gjatë fjalimit të tij në Konferencën “The Western Balkans Paradigm”, ka komentuar zhvillimet politike dhe institucionale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te Shqipëria.

Në analizën e tij, Huhtanen theksoi se pavarësisht përparimeve të dukshme në disa fusha, Shqipëria vazhdon të përballet me sfida serioze që lidhen me shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, problematika këto që raportohen në mënyrë të rregullt nga organizata ndërkombëtare të sigurisë dhe bashkëpunimit.

Ai shtoi se këto çështje nuk janë thjesht pengesa teknike, por përbëjnë sfida strukturore që duhet të adresohen para se vendi të jetë plotësisht i gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Është kënaqësi e veçantë që të hap këtë konferencë që ka të bëjë me \Ballkanin Perëndimor\, integrimin nëpërmjet standardeve dhe aderimit për stabilitet.

Faleminderit Akilit për organizimin e kësaj konference, pas disa vitesh diskutimesh, dhe faleminderit për punën tënde në kuadër të lirisë dhe demokracisë. Falënderoj gjithashtu edhe kryetarin, kryetarin e PD Sali Berisha, i cili është me ne për të diskutuar.

Sigurisht që ‘Ballkani Perëndimo’r në kuptimin social, ekonomik dhe kulturor është një pjesë integrale e Europës, dhe nuk është vetëm në përfitim të BE, por është e domosdoshme që ne të flasim për integrimin dhe ta bëjmë të plotë Europën.

Mendoj se titulli i konferencës tonë është mjaft i përshtatshëm, sepse po flasim a është integrimi i lidhur me standardet e procesit dhe reformat, apo lidhet me idenë se zgjerimi bëhet vetëm për një rajon, për të krijuar stabilitet.

Qendra ‘Martens’ ka hartuar një studim vitin e kaluar për të reflektuar për këtë çështje, edhe ne i pyetëm europianët se çfarë mendojnë për zgjerimin dhe është një artikull interesant që flet për zgjerimin.

91% e europianëve mendojnë se vendet kandidate duhet të kenë institucione të qëndrueshme që mbështesin drejtësinë, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke theksuar kapacitetin e plotë për të ndjekur ligjet për këto vende.

38% e qytetarëve janë në favor të integrimit, 78% e personave të intervistuar mendojnë se duhet të dinë për zgjerimin dhe për dinamikën, ndërsa 65% e qytetarëve duhet të përfshihen në vendimmarrje.

Si përfundim, qytetarët europianë që u pyetën për procesin e zgjerimit duan që ky proces të mbështetet në merita, që vendet që do i bashkohen BE të jenë gati.

Le të rikthehemi Shqipërisë, e cila ka ende probleme me shtetin e së drejtës, korrupsionin, krimin e organizuar dhe gjithçka tjetër. Nuk po shpik asgjë, të gjitha këto paraqiten në raporte të ndryshme, organizata të sigurisë, bashkëpunimit etj., dhe këto duhen rregulluar para marrjes së anëtarësimit”, tha Tomi Huhtanen.

About Redaksia

Check Also

Berisha pret deputetin e Forza Italia: Shqipëria është kthyer nga Edi Rama në të vetmin narko-shtet në Europë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka pritur nw njw takim deputetin dhe një nga drejtuesit …