CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Projektoi Tiranën 2030/ Miku i Ramës, Stefano Boeri nën hetim për korrupsion e manipulim tenderash

Nga Alba KEPI

Skandal i ri në fushën e urbanistikës në Milano shënon një kapitull tjetër shqetësues në një hetim që përfshin emra të njohur të botës së pasurive të paluajtshme dhe politikës lokale. Në mesin e protagonistëve, bie në sy sërish emri i Stefano Boerit.

Stefano Borro arkitekti që projektoi Tiranën 2030 e autor i disa projektesh të tjera në kryeqytetin shqiptar, ndodhet sërish nën hetim.

Guadia di Finanza e Milanos me urdhër të Prokurorisë së Milanos ka ekzekutuar sot 6 masa ndalimi, në burg e arrest shtëpiak, ka kryer 24 kontrolle dhe në zyrat institucionale të Bashkisë së Milanos si dhe ka vënë nën hetim disa persona mes të cilëve dhe arkitektin Stefano Boeri.

1 / 3

 

Kjo nuk është hera e parë që Boeri përfshihet në hetime të drejtësisë italiane: ai është akuzuar për manipulim të tenderave dhe deklarata të rreme lidhur me projektin Beic, si dhe për shkelje të ligjit të ndërtimit në rastin Bosconavigli. Pozicioni i tij në këtë hetim të ri ngre pyetje serioze mbi lidhjen mes arkitektëve të mëdhenj dhe mekanizmave të errët të urbanistikës së Milanos.

Rasti i Boerit është një sinjal i rëndësishëm për nevojën për transparencë dhe rregullsi në menaxhimin e transformimeve urbane, në një qytet si Milano, që aspiron të jetë model i inovacionit dhe qëndrueshmërisë e për një arkitekt që ka ndër duar e ka realizuar projekte madhore urbanistike e arkitektonike në Shqipëri.

Prokuroria e Milanos ka kërkuar 6 arrestime, përfshirë Giancarlo Tancredit, këshilltari komunal për Rigjenerimin Urban të Bashkisë, dhe Manfredi Catella, Pronari dhe CEO i grupit Coima. Prokurorët kanë kërkuar arrest shtëpie për Tancredit dhe Catella, ndërsa arrest me burg për një ish-president, një anëtar të komisionit të peizazhit dhe 2 ndërtues. Akuzat, në forma të ndryshme, janë korrupsion dhe falsifikim.

Stefano Boeri, arkitekt i njohur është i përfshirë për herë të tretë në dy vitet e fundit në procedime gjyqësore lidhur me urbanistikën dhe abuzimet në ndërtim. Rezulton person nën hetim e jo në masë ndalimi.

Policia Financiare e Milanos (Guardia di Finanza) ka kryer 24 kontrolle në kuadër të hetimit për korrupsion, falsifikim dhe nxitje të padrejtë për të dhënë ose premtuar përfitime. Këto kontrolle përfshinë zyrtarë publikë, anëtarë të Këshillit Bashkiak të Qytetit të Milanos (policia financiare kontrolloi edhe zyrat e Palazzo Marino), anëtarë të Komisionit të Peizazhit, arkitektë dhe sipërmarrës. Në muajt e fundit, hetimi ka cuar në sekuestrimin paraprak të disa kantiereve të ndërtimit.

Personat e vënë në masë arresti: Këshilltari Giancarlo Tancredi, biznesmeni Manfredi Catella (CEO i Grupit Coima), biznesmeni Andrea Bezziccheri (Bluestone), Giuseppe Marinoni (ish-president i Komisionit të Peizazhit) dhe arkitektët Alessandro Scandurra, Federico Pella e Stefano Boeri.

About Redaksia

Check Also

Ish-ministri i Jashtëm: Rama ka dy rrugë, të ikë me hir ose pahir

Arian STAROVA Të nderuar miq kudo që jeni dhe përtej dallimeve apo prirjeve politike të …