Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të Partive Popullore Europiane (PPE), z. Patrick Voller, deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë qenë të drejta dhe theksoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duhet të bazohet në standarde të qarta dhe të forta.
FJALA E PLOTE
E dimë se ka pasur çështje të brendshme, të cilat na kërkojnë një bashkëpunim më të thellë ndaj PD-së dhe PPE-së. Por, jemi tashmë të lidhur përsëri, dhe është kënaqësi që kthehem në Shqipëri.
Gjithashtu, dëshiroj të përcjell edhe urimet më të mira dhe përshëndetjet e Kryetarit tonë të PPE dhe të Sekretarit të Përgjithshëm. Kam vërejtur se Kryetari Berisha kohët e fundit ka qenë shumë aktiv, ka qenë në konferencën e fundit të PPE në Podgoricë në mars, dhe gjithashtu ka qenë edhe në Kongresin e PPE në prill në Valencia, para zgjedhjeve të majit, ka marrë pjesë gjithashtu edhe në Asamblenë Politike në fillim të qershorit në Bruksel, dhe tani në korrik, ne si PPE, si familje europiane, kemi ardhur këtu me ftesën tuaj.
Titulli i paraqitur në ekran, i konferencës së sotme është: Paradigma e Ballkanit Perëndimor. Integrimi përmes standardeve, apo aderim për stabilitet?
Dhe unë dua të jap një përgjigje të drejtpërdrejtë me një përgjigje të qartë se që të dyja këto janë të rëndësishme dhe diskutimet për këto janë interesante. Si PPE, ne nuk lodhemi së nënvizuari se qasja e bazuar në meritë duhet të jetë kriteri kryesor, i cili duhet t’i kalojë jo parimeve të kushtëzimit dhe reformave më të shpejta. Nga ana tjetër, sikurse edhe u përmend nga Tomi dhe të tjerët, lufta dhe presioni i Rusisë ndaj Ukrainës na ka treguar qartë nevojën urgjente gjeopolitike për siguri dhe stabilitet, dhe ne duhet të integrojmë Shqipërinë dhe të gjithë rajonin që gjeografikisht rrethohet nga Ballkani Perëndimor. Disa e quajnë oborri i përparmë, disa i pasëm i Europës, por gjithsesi është pjesë e BE-së.
Të gjithë e kuptojmë se, më të bashkuar dhe më të fortë, ne do të mund t’ia dalim mbanë, dhe Ballkani Perëndimor në kuptimin gjeopolitik, ekonomik, kulturor, është pjesë e BE-së.
Çfarë do të thotë për të djathtën ky integrim?
Mali i Zi, po e nis në rend alfabetik, është ai që është në pararojë, që duhet të vazhdojë të ecë përpara dhe ka edhe një slogan tërheqës, duke menduar që në vitin 2028 ky shtet do të bëhet shteti i 28-të i BE-së.
Është dhe një ide që na jep neve si politikanë, por edhe popullit. Ne si PPE jemi shumë entuziastë me ecurinë e Malit të Zi, të Kryeministrit të tyre, dhe kur u zhvillua takimi në Podgoricë, ndodhej edhe Kryetari Berisha.
Shqipëria synon që të bëhet pjesë në 2030. Këtë shohim, këtë lexojmë, këtë thonë edhe politikanët.
Sikurse kemi vënë re në zgjedhjet e fundit të majit, akoma mbetet shumë për t’u bërë. Si PPE ne nuk lodhemi së kujtuari publikun me vendimet tona, sikurse ai i Maltës, me vendimin e Valencias, ku edhe me vendimin në Bruksel në qershor morëm informacion të dorës së parë nga Kryetari Berisha.
Sigurisht që këto zgjedhje nuk ishin të drejta, ishin të kushtëzuara prej ndikimeve politike, prej ndikimeve dhe presioneve ekonomike. Dhe kjo është e konfirmuar nga raporti i OSBE/ODIHR.
Sikurse e tha edhe Tomi, ne mund ta lexojmë te raporti i Organizatës për Sigurinë dhe Demokracinë.
Opozita duhet të jetë e fortë për ta mbajtur përgjegjëse partinë në pushtet. Duhet patjetër që media të bëjë kontrollin e informacionit, kontrollin e pushtetit, të merren masat e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe për të vendosur shtetin e së drejtës.
Ne si PPE do të vazhdojmë të mbështesim PD në këto çështje, dhe do të nxisim sloganin 29 për të 29-tin. Ka shumë për të bërë, por kjo mund të realizohet më lehtë me një PD të fortë dhe të bashkuar.
Shkurtimisht, për Serbinë. Serbia tani ka probleme të brendshme madhore, të shkaktuara prej problematikave të brendshme të saj dhe prej formës së qeverisjes. Ka nevojë për mbështetje që të mos devijojë nga rruga e vet drejt anëtarësimit në BE. PPE ka qenë në kontakt të ngushtë, drejtpërdrejt me partnerët tanë.
Në Kosovë, situata e brendshme politike po i mban në peng proceset e brendshme dhe demokracinë. Ka kaluar më tepër se 40 herë që qeveria nuk po konstituohet dhe Parlamenti nuk po konstituohet. Parlamenti tani nuk ka gjetur një mënyrë për të formuar qeverinë, dhe duhet pritur për zgjedhjet presidenciale.
Bosnja dhe Hercegovina – ne kemi kontakte të ngushta dhe po punojmë për rilindjen e vendimit të vitit 2014 dhe duam të përkujtojmë gjithashtu edhe një anëtarësim të bërë 30 vite më parë të partive përkatëse në PPE.
Përsa i përket Maqedonisë së Veriut, qeveria ka një mandat të qartë me zgjedhjet e fundit dhe është e vendosur për ta çuar vendin drejt BE-së dhe shpresojmë që me ndihmën e familjes së PPE dhe mbështetjen e tyre procesi të shtyhet përpara.
T’i kthehemi përsëri Shqipërisë dhe temës së konferencës sonë. Çfarë duhet, çfarë mund të bëhet dhe çfarë ekziston aktualisht? Të prezantojmë disa elemente të cilat na shërbejnë në diskutim.
A duhet të kalojmë nga një votë shumice në një votë të cilësuar për procesin e negocimit?
Në fillim, mbase mund të jetë një votë anonime dhe kjo ka qenë një prej ideve të hedhura në tavolinë. A duhet të kalojmë gradualisht drejt një tregu të përbashkët europian?
Do të thosha gradualisht, jo që të zëvendësojë tërësisht anëtarësimin në BE, por për t’i treguar vendit se cilat do të ishin përfitimet prej anëtarësimit.
A duhet të mbajmë parimin e kushteve? Unë do të thosha po. Gjithashtu, edhe plani i rritjes duhet të mbështetet në këto parime dhe duhet t’u tregojmë taksapaguesve tanë se ku shkojnë paratë. Kështu që, parimi i kushtit duhet të jetë ekzistues.
A duhet të kemi një treg të përbashkët rajonal? Do të thosha po. Brenda anëtarëve të BE ne presim të zgjerojmë më tepër bashkëpunimin, nga ana tjetër e Atlantikut thuhet se do të vendosen tarifa ndaj produkteve të BE-së, por ne duhet të punojmë më tepër për t’u bërë më të fortë.
BE 27 tregon se Austria, Gjermania do të përfitonin shumë prej punëtorëve të kualifikuar dhe të rinj. Por kjo është sfidë, dhe nuk është vetëm diçka pozitive. Të rinjtë duhet të jenë të pranishëm për të ndërtuar ekonominë.
Nga ana tjetër është çështja e gatishmërisë së BE-së për të integruar anëtarët dhe ne do të marrim së shpejti informacionin për MFF. Është një buxhet prej disa trilionë dollarësh, të cilat duhen të diskutohen dhe të biem dakord mes nesh. Duhet të shohim nëse do të ketë para të mjaftueshme për procesin e zgjerimit. Dhe sot, gjithashtu do të shohim vendimin që do të marrë Brukseli, por na duhet që këto procese reformimi të BE-së dhe proceset e reformimit të vendeve kandidate të shkojnë paralelisht.
Paradigma e Ballkanit Perëndimor, Integrim nëpërmjet standardeve, apo aderim për stabilitet, pra kjo është tema e konferencës.
Ne kemi nevojë për standarde të qarta, sepse, siç e tha dhe Akili, standardet janë thelbësore në këtë vend. Kur përdorim, për shembull, strategjinë e dezinformimit, duhet parë se sa ndikon kjo te kontrolli i medias.
Për sa i përket stabilitetit, cilat janë pikat e forta, si mund ta shfrytëzojmë në pikat e dobëta? Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe në fakt ishte PD që e futi Shqipërinë në rrugën euroatlantike.
Ne kemi nevojë për një PD të fortë që ta bëjë këtë rrugë edhe më të lehtë dhe të sjellë ndryshimin për një Shqipëri më të begatë në një BE cilësor.