Zyrtari i lartë i PPE: Zgjedhjet ishin jo të drejta, Shqipërisë i duhet shumë punë për në BE!

Në konferencën e organizuar nga PD me temë ‘Paradigma e Ballkanit Perëndimor  dhe integrimi në BE’, Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në PPE, Patrick Voller, shprehu rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor,  ndërsa kjo u bë më e prekshme dhe imediate pas luftës dhe agresionit rus në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij, ku prezent është edhe kryetari i PD, Sali Berisha, Voller tha se pikurish ky agresion, ka nxitur nevojën urgjente gjeopolitike pë sigurinë e stabilitet, për të integruar Shqipërinë dhe rajojnin e BP.

Sipas Voller, PPE morën informacion të detajuar dhe të dorës së parë nga kryetari i PD, Sali Berisha, lidhur me zgjedhjet e majit, që siç duket nuk kanë rezultuar të drejta, por të ndikuara e të kushtëzuara nga ndikime politike dhe ekonomike.

“Është një moment kritik pas zgjedhjeve të majit. Ka pasur çështje të brendshme që na kërkon bashkëpunim më të thellë mes PD dhe PPE.  Kam vërejtur se kryetari Berisha ka qenë shumë aktiv, në konferencën e fundit në PPE në Podgoricë, në Valenciaa, dhe tani në korrik ne si PPPE kemi ardhur këtu me ftesën tuaj.

Konferenca ‘Paradigma e Ballkanit Perëndimor  dhe integrimi në BE’, që të dyja këto janë të rëndësishme dhe diskutimet janë interesante, si PPE nuk lodhemi së nënvizuari se qasja e bazuar në meritë, të jetë kriteri kryesor dhe duhet të kalojë kushtëzimit dhe reformat. Lufta dhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës na ka treguar qartë nevojën urgjente gjeopolitike për siguri e stabilitet, e duhet të integrojmë Shqipërinë dhe rajonin e BP. Disa e quajnë oborrin e përparmë ose të pasmë të Evropës, por është pjesë e BE. Por të bashkuar e më të fortë do të mund t’ia ndalim mbanë, dhe BP në kuptimin  gjeopolitik, ekonomik e kulturor është pjesë e BE.

Jemi entuziastë me ecurinë e Malit të Zi, dhe kur u zhivllua takimi ndodhej dhe Berisha. Shqipëria synon të bëhet pjesë e BE më 2030, nga sa kemi vërejtur në zgjedhjet e majit, na tregojnë se keni shumë për të bërë. Me vendimet tona si PPE, atë të Maltës, Valencias, Bruksel ku morëm informacion të dorës së parë nga Berisha, këto zgjedhje s’ishin të drejta, të ndikuara, të kushtëzuara prej ndikimeve politike dhe ekonomike dhe është konfirmuar nga raporti i OSBE-ODIHR. Opozita duhet të jetë e fortë për ta mbajtur përgjegjëse partinë në pushtet. Media të bëjë kontrollin e pushtetit. Të merren masa për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin e për të vendosur shtetin e së drejtës. PPE do mbështesë PD, e kjo mund të bëhet më e fortë dhe e bashkuar.

Në Kosovë situata politike, po mban peng proceset e brendshme dhe partitë. Mbi 40 herë që palrmanerti s’po konstituohet. Duhet pritur për zgjedhjet presidenciale që vendi të ecë përpara”, tha Voller.

About Redaksia

Check Also

Dosja e “Gjinos” të Ballukut/Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë euro

“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. …