FILE - Members of the House of Representatives gather in the chamber to vote on creation of a select committee to investigate the Jan. 6 Capitol insurrection, at the Capitol in Washington, on June 30, 2021. (AP Photo/J. Scott Applewhite, File)

Raporti në Kongres/ Kapja e drejtësisë në Shqipëri me milionat e dollarëve që mori Delina Fico

Deklarata e Mike Gonzales në Kongres

Të dhënat financiare tregojnë përmasat e këtijbashkëpunimi të dyshimtë. Gjatë 15 viteve të fundit, USAID ka kanalizuar mbi 270 milionë dollarë drejt Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim (EËMI), një partner i OSF-së, për projekte si “reforma në drejtësi” dhe “trajnime për shoqërinë civile” në vende si Shqipëria dhe Kamboxhia.

Kjo “reformë në drejtësi” përshkruhet më saktë si një ristrukturim total i sistemit gjyqësor. Fondet e USAID-it u përdorën për fushatën “Drejtësi për të Gjithë”, e cila i dha kontroll të tepruar mbi sistemin gjyqësor drejtuesve socialistë të Shqipërisë. Ky sistem i ri gjyqësor u përdor nga udhëheqësit socialistë për të burgosur kundërshtarët politikë.

Fushata “Drejtësi për të Gjithë” e EWMI-së promovoi një hetim dhe ndjekje politike ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, një kundërshtar i kryeministrit aktual Edi Rama — një aleat i ngushtë i George Soros, i cili mbajti edhe një fjalim gjatë dasmës luksoze të djalit të tij, Alex Soros, në Long Island.

Po kush është Institutit i Menaxhimit Lindje-Perëndim (EWMI),

Institutit i Menaxhimit Lindje-Perëndim (EWMI) është një organizatë e cila drejtohet nga Delina Fico në Shqipëri, ish partnerja e kreut të qeverisë Rama dhe sot partnere e deputetit socialist, Blendi Cuci. Pra, paratë e taksapaguesve amerikanë i janë dhuruar ish-partenres së Ramës në mënyrë që ish-partneri i saj, sot ryeministër të kapë drejtësinë dhe të burgosë opozitën. Ky është një nga rastet unikale sot në botë dhe tregues i qartë i abuzimit.

Vetë Delina Fico e ka pranuar se ka përfituar nga këto fonde dhe se ajo e drejton këtë institut.

“Që prej vitit 2010, unë jam e punësuar nga Instituti i Menaxhimit Lindje-Perendim (EWMI), një organizatë jofitimprurëse amerikane me qendër në Nju Jork, si Drejtore për Programet e Shoqërisë Civile. Në 30 vitet e fundit, EWMI ka zbatuar disa programe të financuara nga qeveria amerikane për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. Për shembull, gjatë periudhës 2016 – 2021, EWMI zbatoi në Shqipëri programin “Drejtësi për të Gjithë”, të financuar nga USAID, me vlerën totale 10 milionë dollarë”, është shprehur ajo.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha deklaron riorganizim dhe ripërtëritje në PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë të fortë për mobilizimin e …