Nga Petrit VASILI
Një diarre e pandalshme ka shpërthyer prej Ramës dhe rilindasve lidhur me bashkitë.
Rama zbuloi se bashkitë nuk ishin të tijat dhe te socialistëve por të UFO-ve, të zbritur nga qielli ndaj:
Tani po thonë se bashkitë nuk kanë bërë asgjë, që janë mbushur me të paaftë dhe hajdutë dhe që problemet për qytetaret janë pa fund.
Tani këta edhe po “çuditen” shumë se si mund të ishte kjo gjendje.
Tani po shohin që hapësirat dhe trotuaret na qenkan zënë vetvetiu.
Tani po shohin që qenkan bërë ndërtime pa leje.
Tani po shohin që kullat janë bërë ngjitur e ngjitur saqë nuk kanë nga dalin qytetarët, apo të hyjnë edhe ambulancat.
Tani po shohin malet me plehra, që digjen e qelbin qytetet.
Kanë të drejtë apo jo?
Se bashkitë nuk i kanë pasur këta në 90% te vendit.
Se lejet e ndërtimit nuk i dhanë këta por erdhën nga qielli.
Se vjedhjet me inceneratorët që lanë plehrat rrugëve nuk i bënë këta.
Se mijëra patronazhistë nuk i emëruan këta dhe nuk i lëshuan rrugëve këta për të vjedhur vota.
Se lejet per zënien e trotuareve nuk i dhanë këta.
Se kullat ranë vetvetiu dhe nuk ua dhanë lejen këta, duke rrëmbyer banesat e qytetarëve dhe duke i nxjerrë me dhunë dhe gaz lotsjellës.
Se kullat dhe katet pa leje nuk i shikonin dot këta megjithë ishin 200 metra larg kryeministrisë.
Se nuk ishin këta që bënë trasport urban për turp me autobuzë, që marrin flakë e bien në Lanë.
Se nuk ishin këta që ulërinin e thoshin që bashkitë po ndrijnë pas rilindjes urbane dhe po ua ka zili bota.
Se nuk ishin po këta që thoshin se Tirana është me funksionuese se Roma, Berlini dhe Parisi.
Këta mor këta kanë qenë, por kanë atë aftësi që vetëm të pacipët e kanë sepse bëjnë sikur s’kanë dhe janë po këta prej 20 vjetësh nëpër bashki, që i plaçkitën, i falimentuan financiarisht, që nuk ofrojnë asnjë shërbim, por vetëm manipulojnë e vjedhin vota dhe bëjnë korrupsion 24 orë në ditë.