Gazetarja Ola Xama ka folur për aksionin e qeverisë në Theth, ku u prishën objektet me argumentin se janë pa leje.
E ftuar në MCN TV, Xama tha se aksioni është një hipokrizi, pasi vetë kryeministri dhe drejtues të tjerë, u kanë thënë banorëve të ndërtojnë, ndërkohë që deklaroi se vendi nuk mund të qeveriset me fushata aksionesh të përkohshme.
“Janë rreth 100 objekte të prishura. Strukturat janë mikse, druri, kapanone por edhe struktura me bazament betoni, apo ndërtesa me beton.
Ligji lejon strukturat e drurit pa marrë leje, në momentin që janë prej druri. Mund të quhet zënie e hapësirës, në momentin që struktura është vendosur në pronë shtet apo të dikujt tjetër. Ne jemi të paqartë lidhur me titujt e pronësisë që kanë banorët e Thethit. Në momentin që e kanë vendosur në tokë shtet, është autoriteti i instituconeve për të bërë zhvendosjen, por nuk është IKMT dhe institucionet qëndrore, por ato vendore. Nuk duhet të jetë kryeministri në ballë. Mendoj se nuk mund të qeveriset me aksione.
Në momentin që konstatohet paligjshmëria, duhet të shkojnë inspektoriatet e me rradhë. Por banorët thonë na kanë lejuar autoritetet. Kemi parë që edhe kur janë konstatuar nga kryeminsitri, pastaj kanë vajtur pa u lënë kohën e duhur, në mes të sezonit turistik. Ka ndodhur edhe në jug ku kanë nxjerrë turistët me fëmijë jashtë.
Nuk bëhet në kulmin e sezonit, për më tepër në një shtet ligjor, lihet edhe forma e ankimimit, sepse ajo që prishet nuk mund të rindërtohet më.
Tre muaj më parë kur kontrollova për paketën e maleve, më doli takimi me banorët e Shodrës dhe Benet Becin, që thoshin po jeni në tokën tuaj, ndërtoni nuk ka nevojë për leje. Ata kanë të drejtë ta ngrenë si pretendim. Kjo është minimalisht një hipokrizi, që t’ju thotë ndërtoni dhe pastaj në mes të sezonit, shkon dhe ishte si luftë me armë”, tha Xama.