Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal në drejtësinë e re shqiptare, ku pretendohet se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i ka bërë presion një gjyqtareje, pasi ajo nuk zbatoi ‘urdhërat’ e tij.
Berisha tha se, Altin Troplini gati është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk ja zbatoi urdhërat, i rrëmbyen kompjuterin për ta terrorizuar.
“Paraqitja apo mosparaqitja ime përcaktohet nga avoketërit, natyrisht sipas zhvillimeve. Por kjo është një seancën në të cilën do paraqiten pretendimet nga avoketërit.
Keni parasysh ju, kemi të bëjmë me gjykatës të cilët në mënyrë antikushtetuese në kundërshtim flagrant me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut janë në kontrollin total të një delinkuenti që quhet, Altin Troplini.
Ky përbën një problem në themel, të drejtësisë shqiptare.
Pak me thënë Anila, por ti mund ta investigosh më tutje, se thuhet se, këto vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk ja ka zbatuar urdhërat, kanë shkuar dhe janë kanë rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar.
Po! Pra këtu ka skena, akte, gjëra, ka përçudnime. Por këto që theme unë, nuk kanë të bëjnë me gjykatësit si persona, kanë të bëjnë me sistemin, i cili nuk mund të jetë kurrë i tillë. Gjykatësi duhet të jetë i lirë në detyrën e tij, për bërë detyrën…
…Jam i gatshëm të paraqitem sipas këshillës së avoketërve dhe gjykatësve”, tha Berisha.