Berisha: Nuk mundet kurrë që gjykatësi që shqyrton dosjen e Altin Troplinit të kontrollohet nga Altin Troplini!

Lideri i opozitës, Sali Berisha është shprehur nga SPAK se, nuk ka kundërshti ndaj asnjë gjyqtari konkret, përveç rasteve të veçuara në apel, por ka ngritur shqetësimin për një çështje më të thellë: parimin e pavarësisë së gjyqtarit në ushtrimin e detyrës.

“Nuk kam asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret, përveç ndonjërit që është në apel.

Ai, i njohur tani, famozi, por nuk kam kundërshti për gjykatës konkret.

Por kam kundërshti për një parim themelor që ka të bëjë me pavarësinë e gjykatësit në detyrën e tij.

Nuk mundet kurrë që gjykatësi që shqyrton dosjen e Altin Troplinit të kontrollohet nga Altin Troplini!

Thashë unë, ju duhet të bëni hetim.

Ka pasur një gjë të rëndë aty brenda, unë po e hetoj, por thuhet se aty për shkak të refuzimit të njërit prej anëtarëve të gjykatës speciale, ka shkuar puna te rrëmbimi i kompjuterit, etj, etj.

Gjëra të tilla janë të dënueshme, edhe në Korenë e Veriut nuk ndodhin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Keni sjellë buxhet për vjedhje, me një firmë Balluku mori 50 milion euro!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte i ashpër në diskutimet e mbledhjes …