Berisha: Çështja ndaj Irenës me 5 mbiemra është hapur pa emër, çka është një lloj mbrojtje që i bëhet asaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha se për çështjen Gjoka ka dy padi, njëra nga ai dhe tjetra nga Adriana Kalaja, të depozituara në Gjykatën e Tiranës.

Berisha kujtoi se Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) duhet të kishte shkarkuar Irena Gjokën brenda 15 ditëve, pasi KLGJ kishte konstatuar mashtrime zyrtare nga ana e saj dhe duhej ta dërgonte për ndjekje penale.

“Për çështjen Gjoka ka një padi nga ne, ka një padi nga zonja Adriana Kalaja.

Natyrisht padia jonë ka shkuar në gjykatën e Tiranës, duke ditur lidhjen e ngushtë në krim që ka Altin Troplini me këtë, se kjo ka pesë mbiemra, se nuk po më kujtohej cili nga mbiemrat. Irena është me 5 mbiemra.

Pra, nuk jemi thirrur, por një gjë të siguroj që çështja është hapur jo me emër, çështja është hapur pa emër, çka është një lloj mbrojtje që i bëhet asaj.

Kujtoj këtu se KLGJ, e cila në tagër duhet brenda 15 ditëve, pasi ka konstatuar mashtrimet zyrtare që ka bërë Irena Gjoka, duhet ta shkarkonte atë dhe ta çonte për ndjekje penale.

Por luhet futboll, shkon nga KLGJ tek Olsi Çela.

Olsi Çela thotë e ka Uluziu, Uluziu ndërkohë bën provat e kostumeve të Altin Hajrit se nuk i ranë mirë ato dy që i mori dhe ka kërkuar t’ia zëvendësojnë me dy të tjera.

Nuk i bëri masa sepse siç e di ti, Altin Hajri i thotë bashkëpunëtorit të tij, shiheni pak me kujdes, merrjani masën se nja dy kostume i ka hak se është treguar burrë i mirë.

Aty thotë Olsi dhe unë fillimisht mendova se ishte Olsi Dade, nuk ishte Olsi Dade. Më vonë doli se ishte Uluziu.

Shkoni dhe pyeteni Uluziun a i ke marrë ato kostume apo jo. Pyeteni!

Unë e kam thënë edhe më parë, por Uluziu nuk e ka çelur gojën, nuk ka guxuar të përgënjeshtrojë asgjë. Ja pra, ky është historiku i tyre”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

“Ram’vestimi strategjik” mbërrin në Korçë!

Nga Ledina ALOLLI Bashkia e Korçës sot ka vulosur dhënien e pronave publike klientëve të …