Berisha: Irena me 5 mbiemra një mashtruese ordinere, vetingu ndaj saj një falsifikim i turpshëm!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK, denoncoi si të falsifikuar dhe të turpshëm aktin e përdorur nga Irena Gjoka në procesin e vetingut.

Ai tha se një kontratë e vitit 1996 përmend një nen të Kodit Civil që nuk ekzistonte në atë kohë, duke e cilësuar këtë si mashtrim flagrant. Berisha akuzoi drejtpërdrejt komisionerët e vetingut si të korruptuar dhe të papërgjegjshëm.

“Në qoftëse i vetuari deklaron se, 60 milion lek mbi bazën e kësaj kontrate të firmosur në përputhje me nenin 801 të Kodit Civil në vitin 1996, në një kohë kur Kodi Civil i vitit 1996 ka patur gjithsej 230 nene, atëherë më thuaj mua; veting është ky? Ky është turp veting.

Ky është një akt falsifikimi i turpshëm, i kapërdirë me urdhër nga të gjithë ata të cilët e kanë kaluar.

Mjafton ky fakt, mjafton kjo deklaratë e saj se unë kam marrë borxh tek ish-gruaja e burrit, në vitin 1996, me nenet e Kodit 2015, tregon se ajo është një mashtruese ordinere dhe tregon se ata që kanë firmosur vetingun e saj, janë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar, të kompromentuar, cilido qoftë ai.

Si mundet, këto janë evidente, janë të shkruara”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjenden 200 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit për blerje votash të një kandidati të PS

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se në shtëpinë e …