CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Nga KE rekomandohet ndarja e partisë nga shteti! Pra zgjedhjet janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimin e farsës elektorale të 11 majit, si dhe ka theksuar se ‘nga KE rekomandohet ndarja e partisë nga shteti’.

Berisha tha se, nga KE rekomandohet ndarja e partisë nga shteti. Pra zgjedhjet janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet. Farsë!

“Partia Demokratike është Parti Demokratike e hapur, transparente, e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarinë e saj në dritën e të vërtetës.

Por në këtë periudhë siç e kam shprehur, PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale. Dhe po paraqet me dokumente zyrtare, po paraqet me dokumente të pakundërshtueshme, por të gjitha këto nuk mund dhe nuk do të pengojnë PD-në të bëjë analizën më të plotë të në raport me strukturat e veta dhe funksionin e saj.

Mos harro vetëm një gjë.

Këmbanat po bien për farsën elektorale.

Kaloi se nuk ke faj, se këtu bëhet një censurë e tmerrshme.

Në Këshillin e Europës, raporti i delegacionit që vëzhgoi zgjedhjet, ka si rekomandim kryesor, ndarjen e partisë nga shteti, kaq.

Kur ky rekomandim bëhet për të gjithë ata që kanë alfën e kulturës ligjore elektorale do të thotë se, aty nuk ka patur zgjedhje, por farsë elektorale.

Mjafton ky rekomandim; të ndahet partia nga shteti. Pra zgjedhjet do të thotë se, janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet. Farsë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjenden 200 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit për blerje votash të një kandidati të PS

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se në shtëpinë e …