Berisha: Rama e ka marrë peng Bajram Begajn me aferën e tmerrshme të porteve të ushtrisë, prandaj nuk e çel gojën më

Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për gazetarët, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka marrë peng Presidentin Bajram Begaj përmes aferës së porteve të ushtrisë. Sipas tij, kjo është arsyeja pse Begaj nuk flet më publikisht.
Berisha theksoi se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë për të ndërprerë mandate, ndërsa akuzoi Sokol Sadushin se vepron sipas urdhrave të Ramës.
“Gjykata e Lartë nuk ka asnjë tagër. Po, është e vërtetë ajo që i njihet e drejta e propozimit, por jo e mbarimit të mandateve.
Ky është problemi!
Sokol Sadushi është përdorur. Ka përdorur vendin që ka në Gjykatën e Lartë për të bërë gjithçka që të ndërpritet mandatin i gjykatëses apo gjykatësve që nuk pëlqehen nga Edi Rama…
… Po si mund të flasësh? Po çfarë ke parë individuale ose qoftë dhe një mikronë të ndryshme nga Bajrami nga Edi Rama?
Janë një ata.
A e ke marrë vesh? Mjafton të lexosh komunikatat që lëshojnë, me një diferencë një orë nga njëra-tjetra, Pëllumbesha dhe Bajrami, që i marrin të dyja nga Fuga, nga Rama. Por ata harrojnë se bëjnë skandal.
Nuk ka aty, ku ekziston ai. Ai ekziston në letër.
Ai ka humbur që e ka marrë peng me aferën e tmerrshme të porteve të ushtrisë, goja e tij nuk çelet më.
Nuk çelet më. Nuk ka këtu.
Kjo është ajo që mund të them”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjenden 200 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit për blerje votash të një kandidati të PS

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se në shtëpinë e …