Çështja “Partizani”/ Avokati kërkon përjashtimin e trupit gjykues: Janë të mbikqyrur nga SPAK dhe BKH

Genc Gjokutaj, avokati i kryetarit të PD, Sali Berisha, ka depozituar një kërkesë paraprake ku ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues për çështjen ‘Partizani’.

Në argumentin për këtë kërkesë, Gjokutaj shprehet se ky proces shkel parimin e një gjykate të pavarur, pasi gjyqtarët e kësaj çështje janë të monitoruar, vëzhguar dhe mbikqyrur nga SPAK dhe BKH.

“Gjyqtarët e GJKKO janë të monitoruar dhe vëzhguar nga Spak dhe BKH, kjo mbikqyrje e gjykatës nga një palë në proces, shkel parimin e një gjykate të pavarur’”, tha Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Bardhi dhe Tabaku takojnë Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Bundestag

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat …