Dosja “Partizani”/ Malltezi: Kur shkelja e ligjit është bërë rutinë nga drejtësia e kapur nga Edi Rama!

Jamarbër Malltezi ka folur për mediat pas vendimit të shtyrjes së seancës në GJKKO. Malltezi tha se, kjo gjykatë nuk është e pavarur, pasi gjyqtarët përgjohen. Ai shtoi se, aktet hetimore të Gjokës janë të pavlefshme!

“Sipas ligjit që kanë kaluar vetë me dëshirën e tyre kanë bërë që gjyqtarët të jenë nën varësi të prokurorëve. Pra, gjyqtarët të përgjohen, edhe posta elektronike dhe komunikimet. Dhe jo vetëm gjyqtarët, por edhe familjarët e tyre. Për këtë arsye kjo nuk është më një gjykatë e pavarur, sipas ligjit.

Normalisht kur njëra palë i bën presion palës tjetër, pra e kërcënon me përgjime të familjarëve, për çfarëdo lloj gjëje jo vetëm korrupsion. Të kemi parasysh që kjo prokurori pra është në kushtet ku palët nuk janë të barabarta pasi kjo prokuroi ushtron presion të paligjshëm.

Duhet të kemi parasysh që ne jemi në një situatë që e gjithë çështja është me nul. I ka të gjithë vendimet e fazës hetimore, i ka akte absolutisht të pavlefshme sepse kemi të bëjmë me akte të Irena Gjokës, e cila është dy herë e dëbuar nga Greqia, një herë e dënuar. Sipas ligjit kjo nuk përmbushte kushtet për të qenë magjistrate.

Duke mos plotësuar kushtet çdo vendim i saj, pra për pasojë e gjithë faza hetimore e saj është nul. Janë akte absolutisht të pavlefshme. Natyrisht për këtë arsye Edi Rama që ka kapur gjithë sistemin e drejtësisë ka bllokuar KLGJ-në. Pra KLGJ që sipas ligjit duhet të shprehet për 15 ditë, kanë kaluar 15 muaj dhe nuk shprehet dot. Pra shkelja e ligjit është bërë rutinë nga drejtësia e kapur nga Edi Rama.

Normalisht kjo gjyqtare e cila është delinkuente e përsëritur, ka jo vetëm dënimet apo dëbimet, ka edhe falsifikimin e formularëve sepse nuk i ka raportuar këto dënime e dëbime, por ka edhe para të pista të fshehura për të cilat ka bërë edhe kontratë të falsifikuar ku kanë bërë sikur në ‘96 i referohej neneve 801, 825 të kodit civili kur në ato kohë Kodi Civil kishte vetëm 248 nene. Pra organet e vetingut kanë mbyllur sytë”, tha Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Gjenden 200 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit për blerje votash të një kandidati të PS

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se në shtëpinë e …