Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot një tjetër skandal që lidhet me stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, i cili i është dhënë kartelit Troplini si shpërblim për angazhimin në fushatën elektorale.
Ai deklaroi se kompania ndërtimore e lidhur me Elvis Doçin dhe kompania “Ovvital”, ku janë gjetur 3 milionë euro, nuk janë sekuestruar.
“Tani, ju e dini se kompania e tij e ndërtimit, e Elvis Doçit, nuk është sekuestruar.
Së dyti, kompania e vezëve në emër të të atit të tij, në banesën e Fatmir Troplinit, u gjetën 3 milionë euro, që thanë se vijnë nga Ovvital, quhet kjo kompania, edhe ato nuk u sekuestruan.
Kompania vazhdon shet vezë.
Pra, është një konglomerat në të cilin karteli ka fuqi aq sa ç’ka kryeministri i vendit, aq sa ç’kanë kreu i Skapit, aq sa ç’ka ministri i brendshëm.
Një shtet i tërë është tek këmbët e kartelit.
U shpërblye pra, ja ku dolën votat e deputetëve të kartelit. E Ballës dhe deputetëve të tjerë.
Tani, ky është vendimi i Edi Ramës. Në mungesë dhe me dëshirë, e zëvendëson Lubi Balluku.
Urdhëroni!
Mjafton kjo për të kuptuar që kjo është një nga aferat më korruptive që mund të ekzistojë.
Urdhëroni, mos firmos se firmos unë për ty.
Vazhdojmë. Hasanbelliu një dorëheqje pas vitit 1999 gjer sot.
Vazhdojmë. Shikoni ky është stadiumi, këto janë ndërtimet, qindra mijëra metër katrorë ndërtime në prona private nga agjencia e investimeve strategjike, agjencia e grabitjeve strategjike. Ky është projekti”, tha Berisha.