Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë një konference shtypi iu përgjigj pyetjes së një gazetari për rrugët që do të ndjekë PArtia Demokratike në vijim. Berisha tha se, ne po dokumentojmë farsën elektorale, pastaj fjalën do e marrë populli opozitar dhe demokratët.
“Unë deklaroj? Po më thuaj ti që flet që nuk janë farsë.
Atë e ka marrë vesh e gjithë bota që janë farsë.
A e more vesh që në raportin që u miratua në Këshillin e Europës nga delegacioni që vëzhgoi zgjedhjet, rekomandimi thotë në Shqipëri të ndahet partia nga shteti.
Tani, për çdo njeri që ka minimumin e njohurive elektorale, ky rekomandim do të thotë se zgjedhjet janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet dhe se në kushtet e partisë shtet nuk ka zgjedhje, por ka farsë..
..Tani, siç e shihni jemi në kushtet e një farse të pashembullt elektorale në 32 vite.
Besoj se kemi arritur të dokumentojmë dhe po dokumentojmë çdo ditë për shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare dhe partnerët tanë farsën e shëmtuar.
Pastaj fjalën do e marrë populli opozitar dhe demokratët.
Kjo është…
Ajo është një çështje që ka të bëjë, ai nen ka të bëjë kur zhvillohen zgjedhje dhe jo kur zhvillohet farsë elektorale.
Në kuptimin që farsat nuk mund të përdoren për mekanizma antiopozitë në një kohë kur ato janë mekanizma thelbësorë antidemokratike.
Besoj se e ke të qartë, janë për përmbysjen e sistemit demokratik”, tha Berisha.