CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Tabaku: Demokracia në rrezik! Qeveria po shkel rëndë parimet e ndarjes së pushteteve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit dhe shkarkimet e dorëheqjet e stafeve.

Sipas saj, ajo që po ndodh me bashkitë është një ndërhyrje e paprecedentë në pushtetin vendor dhe një shkelje flagrante e autonomisë vendore.

Tabaku e konsideron si shkelje ligjore dhe institucionale faktin që ministrat e qeverisë ndërhyjnë në strukturat e bashkive përmes rekrutimeve të reja dhe pushimeve nga puna.

Ajo nënvizon se pushteti lokal është një pushtet i pavarur nga ai qendror, i zgjedhur me votë nga qytetarët dhe i mandatuar për të ushtruar funksione të caktuara në përputhje me ligjin dhe interesin publik.

“Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie. Ministrat nuk mund të vihen në radhë për të marrë në intervistë stafet e bashkive, të cilët janë të zgjedhur me votën e qytetarëve. Kjo është një shkelje e rëndë e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe rrezikon thellësisht demokracinë,” – u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate shtoi se situata aktuale është e rrezikshme për vendin. Sipas saj, vendosja e strukturave, përcaktimi i pagave dhe imponimi i stafit kalojnë çdo kompetencë që një qeveri duhet të ketë në raport me pushtetin lokal. Tabaku u shpreh se respektimi ndarjes së pushteteve dhe mbrojtja e autonomisë së pushtetit vendor si janë themel i demokracisë funksionale.

About Redaksia

Check Also

Skandali me mbushjen e 360 kutive me vota, Celibashi nuk e mohon

Në të gjithë korrespondencën mes PD dhe KQZ për zhdukjen e 360 kutive të votimit, …