Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon me denoncimin e aferës elektorale të 11 majit.
Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha u shpreh për manipulimin e votës së diasporës, që sipas tij, është një kushtrim për shqiptarët kudo që janë që të ngrihen për një betejë përfundimtare kundër kësaj qeverie armike.
Berisha: Vazhdojmë! Nuk i është dorëzuar votuesit.
Me datën 14 maj, merreni me mend.
Vazhdojmë. Me 12 maj dorëzimi, një ditë pas votimit.
Me 12 maj.
Vazhdoni.
Me 12 maj. 12 maj. 14 maj. 12 maj. 12 maj. 12 maj. 12 maj, pra pas votimit.
Vazhdo. Nuk ka firmë fare. Ua tregova historinë e postës së Hazirit, por Haziri e kishte për mirësi dhe jo për keqësinë e këtyre kriminelëve.
Urdhëroni, pa firma. Nuk firmos kush.
Të tjerë persona kanë firmosur.
Vazhdoni. Tjetër person ka firmosur këtu për votuesin.
Po kështu vazhdon kjo.
Firma një zhgarravinë. Një antifirmë.
Firma, shihni çfarë firme e bukur. Një vizë.
Firmë, firma, firma… shikojeni…. viza thjesht, nuk kanë marrë as mundimin.
Fjongo… fjongo, të tjera shenja…
Të tjera shenja, shikojeni.
Siç e shihni, edhe në votimin e diasporës janë realizuar të gjitha falsifikimet, deformimet, manipulimet se e si ky proces të mos shprehë votën e qytetarëve, por të shprehë mashtrimin dhe falsifikimin e narkoqeverisë, partisë së krimit, PS-së.
Të gjitha këto janë një thirrje dhe kushtrim për shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, Itali, Greqi, SHBA, Gjermani e kudo, të ngrihen për një betejë përfundimtare kundër kësaj qeverie armike e egër e lirive të tyre, e të ardhmes së tyre.
Unë kam besim se shqiptarët do përgjigjen më të fuqishme, më të merituar dhe do rikthejnë votën e lirë për qytetarët shqiptarë në Shqipëri dhe diasporë.