Macron njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar sot se ka vendosur që Franca të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale dhe pritet të formalizohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator.

“Besnike ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Afërt, kam vendosur që Franca ta njohë shtetin e Palestinës”, ka deklaruar Macron.

Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm diplomatik nga një nga shtetet kyçe të Bashkimit Evropian, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të jenë të larta.

Presidenti francez e ka cilësuar këtë veprim si një përpjekje për të avancuar drejt një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme për konfliktin izraelito-palestinez, duke theksuar rëndësinë e njohjes ndërkombëtare të të drejtave të popullit palestinez./RealitetiPost

About Krye Redaktor

Check Also

Trump e Putin takohen, ditë të vështira për globalistët

Presidenti rus Vladimir Putin, sapo ka zbarkuar në Alaskë. Ai u prit nga presidenti amerikan …