Masakra zgjedhore/ Kolegji Zgjedhor shpërfill provat për mbushje kutish, rrëzohet kërkesa e PD për Elbasanin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri dhe përsëritje zgjedhjesh në qarkun e Elbasanit.

Kolegji vendosi të shpërfillë në këtë mënyrë provat e shumta për abuzime në këtë qark, që u kthye në simbol të farsës elektorale.

Opozita denoncoi disa herë me prova mbushjen e kutive në këtë qark.

Po ashtu u denoncua me fakte edhe praktika e Trenit Bullgar në Elbasan.

PD ka depozituar kërkesë në Kolegjin Zgjedhor për pavlefshmëri zgjedhjesh dhe përsëritje të tyre edhe për qarqet e Durrësit dhe Fierit.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ulsiut: Rama e kërcënoi prokurorin nga telefoni yt! Do përfundosh në kërkim si Altin Hajri!

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se Edi Rama ka …