Flakët përfshijnë edhe Rubikun, zjarri në Molung jashtë kontrollit

Një vatër e re zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Molung të Njësisë Administrative Rubik.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me vegjetacion dhe kodra të thata, duke përparuar me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të vështirë.

Zjarri ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të zonës, ndërsa ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e pamundur për shkak të mungesës së aksesit në terren.

Nuk raportohet ende për rrezik ndaj banesave apo dëme në njerëz.

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …