Ndahet nga jeta ish-zëvendëskryeministri Abdyl Xhaja

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të gjatë dhe të pashërueshme në moshën 82-vjeçare, ish zv.kryeministri Abdyl Xhaja.

Xhaja, i lindur në Elbasan, ka mbajtur rolin e ministrit të Energjisë dhe Burimeve Minerare për Shqipërinë në qeverinë e vitit 1992, si dhe deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme ndër vite, si:

1991 – Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikë.

1991 – 1992 Zëvendëskryeministër.

1991 – 1992 dhe 1994 – 1997 Ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës.

1992 – 1994 Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës.

1995 -1997 anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

1996 – 1997 deputet i PD-së.

1997 kandidat i PD-së për deputet.

1997 – 1998 këshilltar i unionit të investitorëve të huaja në Shqipëri.

1999 këshilltar i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …